Vendosni fjalën kyçe....

OSHEE: Këto zona në Tiranë do mbeten pa energji elektrike të martën dhe të mërkurën


Disa zona në kryeqytet do të mbeten pa energji elektrike për disa orë të martën dhe të mërkurën. Lajmi është bërë i ditur nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në vend (OSHEE), që ka sqaruar se shkëputja do të ndodhë për shkak të punimeve në NST Selitë.

Zonat që do të jenë pa energji elektrike në orët 00:00-05:00 janë:

19 tetor

Pjesërisht: zona pranë Pallatit të Sportit, rruga “Dritan Hoxha”.

20 tetor

Pjesërisht: Rruga “Ilia Dilo Sheperi”, rruga “Gjovalin Gjadri”,
Rruga “Hamdi Pepa”, rruga “Bedri Karapici”, rruga “3 Dëshmorët” pranë KMY, biznese private brenda territorit të ish “Misto Mames”, Kaon, rruga “Tish Daia”, “Kodra e Diellit”, Zona prane ish SMT, zona prane ish Drejtorise se ujrave (Selite), Lagjia Garunj, Mjull Bathore, Lundër, Vishnje, Arbanë.