Vendosni fjalën kyçe....

Mijëra njerëz kalojnë natën jashtë në shi për t’u solidarizuar me të pastrehët (FOTO)


Mijëra njerëz kanë kaluar natën jashtë në Britani, si pjesë e një përpjekje për të mbledhur para për njerëzit e pastrehë.

Në këtë ngjarje morën pjesë edhe të famshëm të cilët e kaluan natën në sheshet në Londër, Edinburgh dhe Cardiff.

BBC” shkruan se jo vetëm në Britani, por shumë njerës iu bashkuan kësaj nisme edhe në  New York, Brisbane dhe Dublin.

Nisma shpreson të mbledhë rreth 50 milion dollarë për bamirësi. Në Sheshin Trafalgar të Londrës, ata që dolën jashtë u përballën me temperatura rreth 10C dhe me shira të dendur. Kushte me të cilat të pastrehët përballen çdo ditë.

Aktorja Dame Helen Mirren lexoi histori të gjumit për ata që po kamponin në shesh ndërsa grupi Travis luante një set.

Midis atyre që flinin jashtë në kryeqytetin britanik ishin prezantuesja e “ITV News” Julie Etchingham. Ndërkohë në Edinburgh, aktori Brian Cox foli para turmave dhe në New York, ylli i filmit Will Smith mbajti një fjalim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *