Vendosni fjalën kyçe....

Ralf Gjoni dhe Rudina Hajdari shfaqen në takimin e “Nismës Thurje”


Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe deputetja e Partisë Demokratike Rudina Hajdari kanë marrë pjesë në një takim të zhvilluar nga “Nisma Thurrje” një organizatë jo-qeveritare e cila ka ndërmarrë nismën për ndryshimin e sistemit zgjehdor nëpërmjet mbledhjes së firmave te qytetarët.

Gjoni dhe Hajdari janë shfaqur në takimin e zhvilluar në Gjirokastër.

Nuk dihet se cilat janë qëllimet pse Gjoni dhe Hajdari kanë shkuar në takim.

Hajdari është bashkë-kryetare në komisionin për reformën zgjedhore ku ndan karrigen me socialistin Damian Gjiknuri, ndërsa nga ana tjetër “Nisma Thurrje” kërkon tërësisht ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Rudina Hajdari është përjashtuar nga Partia Demokratike pasi nuk pranoi të dorëzojë mandatin, kurse Ralf Gjoni hyri në parlament pasi deputetët e LSI-së e lanë karrigen e Kuvendit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *