Vendosni fjalën kyçe....

Britania mund të shtyjë Ukrainën drejt bisedimeve të paqes – Media


Diplomatët britanikë së shpejti mund të fillojnë të ushtrojnë presion mbi Ukrainën për të zhvilluar negociata paqësore me Rusinë, ka sugjeruar redaktori i revistës ‘Politico’ në Mbretërinë e Bashkuar, duke cituar “diskutimet” në qarqet diplomatike.

Raportet më të gjera të mediave sugjerojnë se Perëndimi është gjithnjë e më i shqetësuar për aftësinë e Kievit për të fituar në fushëbetejë.

Duke folur të hënën në episodin e fundit të podkastit ‘Politics at Jack and Sam’, Jack Blanchard vuri në dukje se “kundërsulmi i madhe i Ukrainës nuk ishte aspak suksesi që shpresonin njerëzit në Perëndim dhe kjo po ngre pyetje të mëdha në lidhje me aftësinë e Ukrainës për të fituar këtë luftë në çdo formëë ushtarake”.

Në dritën e kësaj, Blanchard pohoi se ka zëra në “qarqet diplomatike” britanike për “ushtrimin e presionit ndaj Kievit që të ulet dhe të negociojë”.

Komentet e tij vijnë pas një shkrimi të Washington Post që pretendonte se Ukraina nuk mori paraysh një strategji kundërsulmi të hartuar nga oficerët amerikanë dhe britanikë që rekomandonte një sulm të përqendruar në një front të vetëm në prill, dhe se zgjodhi të shtyjë operacionin deri në qershor duke shpërndarë forcat e saj përgjatë fronteve të shumta.

“Asgjë nuk shkoi siç ishte planifikuar,” tha Post, duke shtuar se këmbëngulja e Ukrainës për të ndjekur taktikat e saj dhe afatin kohor solli “fërkime dhe hamendësime në marrëdhënies mes Uashingtonit dhe Kievit”.