Vendosni fjalën kyçe....

Operacioni tokësor i Izraelit në Gaza mund të ndryshojë strategji muajin e ardhshëm


Aktiviteti ushtarak i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) mund të zhvendoset në një strategji me intensitet më të ulët që synon ngushtësisht operativë dhe udhëheqës të Hamasit në janar, ka raportuar CNN.

Sipas medias amerikane, taktikat e operacionit do ishin të ngjashme me fushatën e SHBA-së kundër krerëve të grupeve terroriste në Irak dhe Afganistan.

Në të njëjtën kohë, Uashingtoni është thellësisht i shqetësuar për operacionet e mëtejshme izraelite në Gazën jugore.

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar drejtuesit izralelitë në bisedimet “të vështira” dhe “të drejtpërdrejta” se ushtria nuk mund të përsërisë të njëjtat taktika shkatërruese që përdori në veri të enklavës palestineze dhe duhet të bëjë më shumë për të kufizuar viktimat civile, tha CNN të martën, duke cituar një numër zyrtarë të lartë amerikanë të paidentifikuar.