Vendosni fjalën kyçe....

Vuçiç pas takimit virtual me Hotin: Prishtina na vendosi ultimatume


Pas takimit online të kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti me dyshen Macron-Merkel, u bë një tjetër virtual takim mes tij dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç. Ky i fundit ka arritur të zbulojë disa detaje pas takimit dhe duket se nuk ka dalë shumë i kënaqur.

Vuçiç tha se Hoti vendosi ultimatume sa i përket dialogut duke kërkuar integritet territorial, njohje të ndërsjelltë dhe anëtarësim në OKB.

Presidenti serb fillimisht nuk ka rënë dakord me këto kërkesa, por më pas ka ndryshuar qasje duke u shprehur se do të bëhet çdo gjë për rregullimin e marrëdhënieve.

“Pala shqiptare doli me kërkesa të cilat janë: ruajtja e integritetit territorial dhe Kushtetutës së Kosovës, njohje e përhershme dhe e ndërsjellë, anëtarësimi në OKB. Unë thashë se gjithçka që është e pakuptimtë, po unë jam i gatshëm të flas dhe të bëj hapa të vegjël. Ne jemi të gatshëm të diskutojmë për të gjitha hapat që do të përmirësojnë marrëdhëniet midis njerëzve, lëvizjen e njerëzve, mallrave, kapitalit, por jo të pranojmë ultimatume. Kjo nuk është e mundur dhe realiste.”, u shpreh Vuçiç, citon B92.

Ky ishte një ndër takimet, por dialogu Kosovë- Serbi do të vijojë edhe në Samitin e Brukselit të enjten që vjen teksa duket se këtë proces e ka marrë në duar BE-ja me dyshen Merkel- Macron dhe me të deleguarin Miroslav Lajcak.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *