Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim në Niagara, Kanadaja mbyll kufijtë me Amerikën


Një automjet ka shpërthyer në një urë midis SHBA-së dhe Kanadasë në Ujëvarat e Niagarës. Shpërthimi ka shkaktuar kaos përgjatë kufirit, me të katër kalimet tokësore midis SHBA dhe Kanadasë, të cilat janë mbyllur teksa autoritetet po hetojnë shkaqet.

Autoritetet thonë se shpërthimi erdhi nga një makinë, e cila po përpiqej të hynte në SHBA nga Kanadaja.

Ngjarja ka ndodhur në Urën Rainbow një ditë para festës së Falenderimeve në SHBA, një nga ditët më të ngarkuara të udhëtimit të vitit.

“Meqenëse kjo situatë është e zhvillim, kjo është gjithçka që mund të themi në këtë moment,” tha FBI në një deklaratë.

Guvernatorja e shtetit të Nju Jorkut Kathy Hochul tha gjithashtu të mërkurën se ajo ishte informuar për incidentin.

“Ne po monitorojmë nga afër situatën. Agjencitë shtetërore janë në terren dhe të gatshme për të ndihmuar”, tha ajo.

Nuk dihet nëse ka të lënduar si pasojë e shpërthimit të automjetit.