Vendosni fjalën kyçe....

Finlanda mbyll pikat kufitare me Rusinë, shkak emigrantët e paligjshëm


Finlanda do të mbyllë tre nga katër pikat e fundit kufitare në kufi me Rusinë.

Kryeministri i Finlandës, Petri Orpo bëri me dije se ky vendim vjen pasi Helsinki dyshon se Moska po lejon me qëllim kalimin e emigrantëve të paligjshëm.
“Qeveria vendosi sot mbylljen e pikave të reja kufitare. Vetëm stacioni Raza Josepi do të mbetet i hapur”, tha kryeministri Petri Orpo në një konferencë për shtyp.

Finlanda akuzon Moskën se ka lejuar emigrantët e paligjshëm të kalojnë kufirin e tyre të përbashkët.

Autoritetet finlandeze thonë se kanë vënë re që nga fundi i gushtit se ka një fluks të madh emigrantësh pa dokumente nga Lindja e Mesme dhe Afrika, kryesisht nga Iraku, Somalia dhe Jemeni.