Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë dhe një zyrtare tjetër


Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro është arrestuar me urdhër të SPAK.

Përveç saj është ndaluar edhe një tjetër punonjëse e kësaj ministrie, Laureta Sheto.

Ato akuzohen për korrupsion në vlerën 4 milionë lekë për një tender 2 milionë eurosh.

Sipas burimeve mediatike, Joana Duro, është kapur në flagrancë duke marrë 4 milionë lekë ryshfet.

Në një reagim për arrestimin e Duros, SPAK ka deklaruar se  bëhet fjalë për një një operacion në zhvillim e sipër ndërsa pritet të ketë urdhërarreste edhe për persona të tjerë

Ndalimin e saj e paralajmëroi kryeministri Rama, i cili sot në një takim me qytetarët në turin e tij falënderues tha një ish-Sekretare e Përgjithshme është kapur në flagrancë duke marrë lekë duke e quajtur atë të padenjë për një zyrë shteti.

“Një ish-sekretare e përgjithshme kapet në flagrancë duke marrë lekë. Si mund të ndodhë kjo? Ana e pëlqyeshme e kësaj medalje është që kapet një person që është i padenjë për të qëndruar në një zyrë shteti. Uroj të ketë sa më shumë të tilla, por s’mund të uroj që sa më shumë të tillë njerëz të bëjnë gjëra të tilla. Është realisht diçka e rëndë.” – tha Rama sot.