Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Fier, humb jetën 26-vjeçari


Një aksident i rëndë është regjistruar në Fier, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën.

Sic njofton policia, i riu ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë ka ndërruar jetë. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policise:

Fier/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Fier-Lushnjë, shtetasi E. N., 26 vjeç, banues në Fiershegan, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga, 26-vjeçari ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit