Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim me tritol në një lokal në Kamëz


Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në ambientet e jashtme të një lokali në Kamëz. 

Ngjarja ndodhi rreth orës 04:25, në rrugën “Donald Trump”, në lokalin e marrë me qira nga 24-vjeçari me iniciale O.M.

Uniformat blu raportojnë se nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Mësohet është dëmtuar fasada e jashtme e lokalit dhe janë thyer disa xhama.

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.11.2023, rreth orës 04:25, në rrugën “Donald Trump”, në ambientet e jashtme të një lokali të marrë me qira nga shtetasi O. M., 24 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse.

Si pasojë është dëmtuar fasada e jashtme e lokalit dhe janë thyer disa xhama. Nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.