Vendosni fjalën kyçe....

Australia shpall gjendjen e jashtëzakonshme: Rrezik katastrofik


Dy shtete Australiane kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pasi zjarret masive sipas autoriteteve përbëjnë një kërcënim “katastrofik” për zonat në lindje të vendit.

BBC” shkruan se të paktën tre njerëz kanë vdekur dhe mijëra të tjerë janë zhvendosur prej tre ditësh, New South Wales (NSW) dhe Queensland.

Por zyrtarët paralajmërojnë se rreziku më i madh do të vijë të martën për zonat rreth Sidneit, që është dhe qyteti më i madh i vendit.

Numërohen më shumë se 120 zjarre në të dy shtetet. Në NSW, flakët kanë djegur 970,000 hektarë tokë dhe kanë shkatërruar 150 shtëpi. Nëntë shtëpi të tjera janë shkatërruar në Queensland.

“Të gjithë duhet të jenë në gatishmëri pa marrë parasysh se ku jeni dhe të gjithë duhet të supozojnë më të keqen”- tha kryeministri Scott Morrison këtë të hënë.

Autoritetet kanë nxjerrë nivelin e parë të alarmit, temperaturat pritet të arrijnë në 37C deri të martën. Kushtet parashikohen të jenë më keq sesa të premten.

“Në këto kushte, këto zjarre do të përhapen shpejt dhe do të kërcënojnë shtëpitë dhe jetën”– tha Shërbimi i Zjarrfikësve në NSW.

Rreziku aktualisht është më pak i rëndë në Queensland, por zyrtarët thonë se kushtet mund të përkeqësohen më vonë gjatë javës.

Mijëra njerëz në të dy shtetet e kaluan natën në qendrat e evakuimit. Qindra shkolla do të mbyllen në të gjithë shtetin e NSW të martën. Zjarrfikësit nga Zelanda e Re kanë ofruar ndihmën e tyre. Kryeministri Morrison thotë se ushtria gjithashtu mund të thirret për të mbështetur 1.300 zjarrfikësit që po punojnë në të dy shtetet. Qindra civilë gjithashtu janë bërë vullnetarë për të ndihmuar në zonat e prekura.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *