Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti i Federatës Moldave i bindur: Fitojmë me 2 gola ndaj Shqipërisë


Presidenti i Federatës Moldave të Futbollit është i bindur në fitoren e ekipit vendaj ndaj Shqipërisë.

Leonid Oleinicenco, tha për RTSH-në se Moldavia është gjithashtu në garë për t’u kualifikuar në Euro2024 e kësisoj nesër do e fitojë ndeshjen me dy gola.

Teksa shprehur vlerësimin për Shqipërinë, ai theksoi se kishte shumë besim në suksesin e vendasve.

“Ne do fitojmë edhe pse kjo mund të tingëllojë pak e çuditshme për ju. Unë jam i sigurt se do fitojmë, kam shumë besim. Shqipëria ose më saktë të gjitha ekipet ballkanase luajnë futboll shumë të mirë. Dua të them të njëjtën gjë edhe për Kosovën dhe kjo ka qenë një surprizë e madhe për ne në këto eleminatore. Ju keni një skuadër shumë të fortë. Presim një ndeshje shumë të vështirë me Shqipërinë. E di shumë mirë që Shqipëria do luajë për të fituar si zakonisht por do shikojmë se cfarë do ndodhë. Do fitojmë me 2 gola.” – tha Leonid Oleinicenco.

Shqipëria mban vendin e parë në Grupin E dhe për ta siguruar kualifikimin ka nevojë për një barazim në Moldavi. Kjo e fundit mban vendin e katërt po në rast se fiton ndaj Shqipërisë do futej në garë për kualifikimin.