Vendosni fjalën kyçe....

Atentati me 19 plumba ndaj 25-vjeçarit në Shkodër, shpallen në kërkim dy autorët e dyshuar


Janë shpallur në kërkim dy autorët e atentatit në Shkodër ndaj 25-vjeçarit Alban Bruçi dy ditë më parë.

Bëhet fjalë për 20-vjeçarin  Tonato Fusha dhe 24-vjeçarin Bajram Cekore, të dy banues në Shkodër.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 25 gushtit ku ndaj makinës së Bruçit u qëlluan 19 plumba po i riu arriti të largohej në kohë duke shmangur vrasjen.

Sipas policisë dyshohet se plagosja ka të bëjë me një ngjarje të dy viteve më parë ku Bruçi është përplasur me të riun me iniciale T.F.

Njoftimi

“Shkodër/Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore, ngjarja e ndodhur më datë 25.08.2022, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi A. B.

Identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Strukturat hetimore të DVP Shkodër dhe të  Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat i një pune të pandërprerë hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasve:

-T. F., 20 vjeç dhe B. Ç., 24 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Nga veprimet hetimore dhe procedurale të kryera për këtë ngjarje, ka rezultuar se para 2 vitesh, shtetasi A. B. është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin T. F. Ky konflikt dyshohet të jetë motivi pse shtetasit T. F. dhe B. Ç. qëlluan me armë zjarri, mbrëmjen e datës 25.08.2022, automjetin që drejtohej nga shtetasi A. B.

Vijon puna nga ana e strukturave të Policisë për lokalizimin dhe kapjen e këtyre shtetasve.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, per veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, si dhe “Prishja e qetësisë publike”.