Napoli ka njoftuar shkarkimin e trajnerit Rudi Garcia dhe rikthimin e Walter Mazzarrit.
“Societa Sportiva Calcio Napoli ka vendosur të largojë zotin Rudi Garcia nga roli i trajnerit. Falënderojmë atë dhe stafin e tij për bashkëpunimin e treguar deri më tani”, thuhet në njoftimin e shkurtër të lëshuar nga klubi, transmeton Gazeta Express.
Francezi, që mori drejtimin e Napolit në fillim të këtij sezoni, udhëhoqi skuadrën në 16 ndeshje – teksa pati bilanc prej tetë fitoreve, katër barazime dhe katër humbjeve.
Pasardhësi i Garcias është Mazzarri, i cili kishte udhëhequr napolitanët nga viti 2009 deri më 2013.
62-vjeçari fitoi Kupën e Italisë për Napolin në sezonin 2011/12, duke marrë 89 fitore, 49 barazime dhe 44 humbje.