Vendosni fjalën kyçe....

Inceneratorët/ PD dorëzon në SPAK kallëzimin penal ndaj Edi Ramës dhe Veliajt 


Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Rezart Kthupi dorëzoi sot padinë e e paralajmëruar nga PD dhe kryetari Basha për çështjen e inceneratorëve.

PD e përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj, Sekretar i Përgjithshëm padit Edi Ramën Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Erjon Veliaj si dhe çdo person i pa identifikuar me emër nga ana e Z.Ahmetaj por që në bazë të deklarimeve ka përgjegjësi penale në lidhje me favorizimet e marra nga ana e kryeministrit Edi Rama.

Në kallëzimin penal janë renditur 7 vepra penale

1- “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendore”, të parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal

2- “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248,

3- “Shkelja e barazise se pjesemarresve ne tendera apo ankande publike” parashikuar nga neni 258,

4- “Korrupsioni pasiv i peronave qe ushtrojne funksione publike” parashikuar nga neni 259,

5- “Korrupsioni pasiv i funksionareve te larte shteteror ose i te zgjedhurve vendore” i parashikuar nga neni 260,

6- “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”, të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal,

7- të kryera në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333 dhe neni 334 i Kodit Penal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Nenet 75/a, 280, 283 e vijues të K.Pr.Penale, neni 245, 248, 258, 259 dhe 260 278, 333 dhe 334 i Kodit Penal, nenet 8, 9, 10 e vijues të Ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”.