Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi ironizon Bashën: Nuk është në misionin tim të kërkoj të humburit 


Pas mbledhje së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi u pyet nga mediat rreth një deklarate të Agron Dukës sipas të cilit që opozita të fitojë zgjedhjet e vitit 2025, duhet të bëjë koalicion të gjerë opozitar. 

Bardhi tha se në këtë koalicion është i mirëpritur çdo kush që e ndjen veten kundërshtar të Edi Ramës, por në lidhje me Lulzim Bashën, kreu aktual i Partisë Demokratike, tha Basha është zhdukur nga angazhimi politik.

“Besoj qëndrimi im është publik. Kushdo që ndjehet në opozitë me qeverinë e Edi Ramës t’i bashkohet frontit opozitar. Këtë pyetje bëjani zt.Basha. Nëse është fshehur kërkojeni. Pyesni zt.Basha nëse është në opozitë. Unë nuk e shikoj fare siç nuk e shikoni ju. E kam parë vetëm një herë të vraponte kur duheshin votat në seancë të ligjit të çimentimit të kapjes nga Edi Rama të Gjykatës Kushtetuese dhe besoj nga ajo ditë ka humbur nga vështrimi. Nuk e kam kërkuar sepse nuk është misioni im të kërkoj të humburit”.

Duke folur rreth situatës aktuale, Bardhi theksoi se opozita nuk dëshiron një Parlament jo funksional. 

“Kur të jetë momenti për të kaluar në atë fazë të jeni të sigurt që nuk do tua mbajmë të fshehtë. Jemi gati për të shkuar në çdo akt përfshirë edhe aktet që ju përmendi dhe ditë pas dite do të mësoni përshkallëzimin e akteve. Duam që Parlamenti të mos jetë në anormalitet. Duam që Parlamenti të funksionojë sipas rregullave të Kushtetutës jo si një favor ndaj opozitës por si një e drejtë ndaj deputetëve të opozitës. ne duam të hetojmë kontratat në sektorin e shëndetësisë që fondet të shkojnë për qytetarët dhe jo në xhepat të bashkëpunëtorëve të Edi Ramës. Ne duam të hetojmë të dhënat e TIMS. Këto janë të drejta kushtetuese të opozitës dhe ne jemi të vendosur për t’i mbrojtur”, theksoi ai.