Vendosni fjalën kyçe....

“2 Shtatori”- Përballja e Bashës me Bardhin për legjitimitetin e PD-së


Lulzim Basha është futur në një tjetër betejë gjyqësore për legjitimitetin e Partisë Demokratike.

Këtë herë i larguari nga grupimi i Bashës, Gazment Bardhi i cili së fundmi shkoi të grupimi i Foltores së Sali Berishës, kundërshtoi kërkesën e Lulzim Bashës për të njohur vendimet e Kuvendit Kombëtar të 2 shtatorit.

Në vendimet e 2 shtatorit, ndryshimet që u ndërmorën më i rëndësishmi ishte që Basha përveç detyrës si kryetar bëhej edhe drejtues i Grupit Parlamentar dhe automatikisht e largonte Gazment Bardhin nga drejtimi.

Leximi nga palët i vendimit të pezullimit

Marash Logu përfaqësuesi ligjor i Gazment Bardhit pas dhënies së vendimit deklaroi se “Gjykata e Tiranës vendosi sot që ëndrra e Lulzim Bashës për t’u bërë kryetar i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike do vazhdojë të qëndrojë e mbyllur në sirtarin e Lindita Nikollës”.

Nga ana tjetër Indrit Sefa që përfaqëson grupimin e Lulzim Bashës e cilësoi vendimin të pandikueshëm në funkisonet e partisë dhe ndryshimet e ndërmarra në statutin e 2 shtatorit.

Partia do të funksionojë në bazë të statutit të 2 shtatorit. Regjistrimi në gjykatë është cështje formale. Gjyqi nuk ka lidhje me kryetarin”.  

Të njëjtën gjë përsëriti edhe Avokati i Lulzim Bashës, Rezart Kthupi duke shtuar se e priste vendimin e Gjykatës.

“E prisnim vendimin e sotëm. Do të kishim preferuar që çështja të gjykohej në themel por preferuan të pezullojnë gjykimin. Nuk kemi shqetësim për pezullimin prandaj pranuam kërkesën. Organet e PD-së vijon të jenë në funksion dhe PD vijon të funksionojë me të njëjtat ritme”

Ne jemi konfident që dokumentacioni mbi të cilin është prodhuar statute I 2 shtatorit 2023 është I plotë. Kishim të gjithë interesin e ligjshëm që ky dokumentacion ti nënshtrohej gjykatës. Gjykata të merrte një vendim lidhur me ekzistencën dhe ligjshmërinë. Bëmë të gjitha hapat ligjore që ky dokumentacion ti nënshtrohej gjykimit”.

Përveç reagimeve të përfaqësuesve ligjor, reagim politik pati edhe zëdhënësja e PD-së zyrtare, Mirela Karabina.  

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina në një deklaratë për mediat u shpreh se pezullimi provon se Lulzim Basha është kryetar i PD-së dhe se u refuzua të vlerësohej nëse fabula e Këshillit Kombëtar online është ndërtuar mbi akte të falsifikuara.

Sot në Gjykatën e Tiranë u zhvilluar seanca e radhës për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Demokratike për regjistrimin e statutit të miratuar nga Kuvendi Kombëtar i datës 2 Shtator.

Vendimi i sotëm i gjykatës provon 2 gjëra:

Së pari që Lulzim Basha është kryetar i Partisë Demokratike dhe;

së dyti që gjyqtari refuzoi të vlerësonte nëse fabula e Këshillit Kombëtar online është ndërtuar mbi akte të falsifikuara.

Ende pa mbaruar procesi e pa folur gjykata është shpërndarë një deklaratë e parapërgatitur me qëllim deformimin e të vërtetës.

Edhe pse gjyqtari nuk ja nënshtroi vlerësimit Statutin e datës 2 shtator, deklaruesit pretendojnë se ai është rrëzuar.

Deklarata të tilla të hartuara nga grupime që i kanë shpallur luftë SPAK, si gjithçka tjetër, janë thjesht mashtrime.

Çështja nuk ka lidhje fare me kryetarin e Partisë Demokratike as me funksionimin e PD-së.

Ky gjykim është një procedurë normale e regjistrimit të një statute, që në fakt në funksionimin e PD-së nuk ka asnjë rol pengues.

Aleanca e kullave po bën gjithçka për të zvarritur e marrë peng një proces që nuk e ndal dot.

Ky gjyq, në fakt, i nxori sërisht zbuluar dhe provoi se ata janë bashkë, dhe këtë pseudo aksion e kanë të koordinuar së bashku për t’i hedhur hi syve shqiptarëve dhe për t’i bërë presion SPAK-ut”- deklaroi Karabina.

Rrëzimi i kërkesës nga Gjykata

Gjykata rrëzoni kërkesën e PD për të shpallur të pavlefshme aktet e Këshillit Kombëtar të Gazment Bardhit mbi mbledhjen e Këshillit Kombëtarë të Partisë Demokratike të zhvilluar online më 28 korrik, në të cilën u kërkua mos mbajtja e zgjedhjeve për kryetar të Partisë Demokratike.

Kjo kërkesë u rrëzua me pretendimin se mund të shqyrtohen në një tjetër proces gjyqësor civil që është aktualisht në këtë gjykatë, ose mund të bëjnë kallëzim penal. Gjithashtu PD zyrtare kërkoi pezullimin e procesit gjyqësor të 2 shtatorit, derisa të përfundojnë të gjitha proceset e hapura të të gjitha grupimeve nëpër gjykata.