Vendosni fjalën kyçe....

Kushi: 6 dhjetori s’do jetë pushim për shkollat, mësimi do zhvillohet normalisht


Ministrja e Arsimit Kushi ka deklaruar sot se shkollat nuk do jenë pushim më 6 dhjetor, ditën e samitit BE-Ballkani Perëndimor që zhvillohet në Tiranë.

Ajo shkruan në Facebook se mësimi në shkollat e kryeqytetit do zhvillohet normalisht.

Kushi gjithashtu thotë se lajmi i shpërndarë në media të ndryshme apo rrjete sociale, së 6 dhjetori do ishte pushim për shkollat, është i pavërtetë.

“E detyruar nga pyetja e vazhdueshme “A do jenë pushim shkollat në datën 6?” po e ripërsëris se ditën e martë, datë 6 dhjetor, mësimi do të vijojë normalisht në të gjitha shkollat e Tiranës. Samiti BE-Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet në Tiranë më 6 dhjetor është një ngjarje e jashtëzakonshme dhe historike për Shqipërinë. Për herë të parë, të gjithë liderët e BE-së mblidhen në një vend jashtë BE-së për një samit të Këshillit Evropian. Ky është nder dhe vlerësim i madh për vendin tonë, por s’ka arsye për të ndaluar procesin mësimor. Madje i ftoj të gjithë mësuesit, në të gjithë vendin, që ta shfrytëzojnë këtë ditë kaq të veçantë për të ndarë me nxënësit opinionet për rrugëtimin e vështirë evropian të atdheut tonë. Ndjesë për të gjithë ata që mund të jenë keqinformuar nga media të ndryshme, rrjetet sociale apo burime të tjera jozyrtare dhe mësim të mbarë!” – shkruan Kushi.