Vendosni fjalën kyçe....

Gjyqi për vulën e PD-së, rrëzohet kërkesa e Bashës për ndryshimin e gjyqtarit Niko Rrapi


Është rrëzuar sot kërkesa e përfaqësuesve të Partisë Demokratike, për përjashtimin e gjyqtarit Niko Rapi.

Gjyqtari në fjalë çel seancën që pritet të mbahet pas pak. Kujtojmë se në gjykatën e Tiranës po mbahet seanca e radhës lidhur me kërkesën e Partisë Demokratike të drejtuar nga Lulzim Basha për të regjistruar ndryshimet statutore që u bënë në Kuvendin Kombëtar të kësaj partie, më 2 shtator të këtij viti.

Palë në këtë proces është edhe Rithemelimi i drejtuar nga Sali Berisha. Po në të njëjtën kohë, avokatët përfaqësues të grupimit të Bardhit dhe ata të Rithemelimit kërkuan pezullimin e kësaj çështje deri në marrjen e një vendimi të Gjykatës së Lartë për padinë e bërë në marsin e këtij viti.

Ndërkohë fillimisht gjyqtari Niko Rrapi e shtyu seancën për në 25 tetor, për shkak se palët kërkuan të njihen me dosjet dhe avokatët e Berishës te sillnin aktet e përfaqësimit.

Më pas,në 25 tetor, të tjera përplasje u krijuan në Gjykatë, ku përfaqësuesit ligjor të PD-së Indrit Sefa dhe Rezart Kthupi, kërkuan që Gazment Bardhit të sjellë dokumentacionin që vërteton mbledhjen e Këshillit Kombëtar të datës 28 korrik 2023, e cila është zhvilluar online, ku u kërkua mosnjohja e Bashës si kryetar i PD.

Avokatët e PD-së zyrtare u shprehën se shkresa mbi të cilën prodhohet kërkesa ndaj Gjykatës mund të jetë në kushtet e falsifikimit të dokumenteve. Ndërkohë Gjykata ka rrëzuar kërkesën e Sefës dhe Kthupit për të detyruar palën tjetër që të sjellin dokumentacionin e plotë në procesin gjyqësor.

Sakaq Sefa kërkoi përjashtimin e e gjykatësit Niko Rapi duke theksuar se po tregohet i anshëm në këtë proces.