Vendosni fjalën kyçe....

Goditi me grushte gruan e kushëririt, arrestohet një person në Devoll


Një person është arrestuar nga policia e Devollit pasi ka goditur me grushte gruan e kushëririt të tij dhe më pas ka tentuar ta qëllojë me thikë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Ponçarë.

Bashkëshortja e kushëririt të autorit ka marrë dëmtime në fytyrë dhe pasi është dërguar në spitalin e Devollit, ka marrë ndihmën mjekësore dhe aktualisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërkohë ndaj autorit të ngjarjes, po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale.