Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim në një qendër emigrantësh në Itali, raportohet për të plagosur


Një shpërthim ndodhi gjatë natës në një ndërtesë dykatëshe që përdoret si objekt pritjeje për emigrantët në San Lorenzo Nuovo në zonën e Viterbos. Nga informacionet e para, në ndërtesë ndodheshin 30 persona. 

Mediat italiane raportojnë se 12 persona janë plagosur, 4 prej të cilave në gjendje më të rëndë.

Zjarrfikësit përjashtuan praninë e njerëzve nën rrënoja. Shpërthimi ka ndodhur në orën 01:00 të natës. Shpërthimi ka ndodhur në orën 01:00 të natës.

“Kishte një shpërthim, ndoshta për shkak të një rrjedhje gazi, por hetimi do të sqarojë shkaqet e sakta të asaj që ndodhi,” tha kryebashkiaku i San Lorenzo Nuovo.

“Të 31 personat e pritur në objekt u transportuan në spital për t’iu nënshtruar kontrolleve”, shtoi ai. Ndonëse nuk dihet ende numri përfundimtar i të plagosurve, kryebashkiaku nënvizoi se ndër më të lënduarit nuk ka fëmijë.