Vendosni fjalën kyçe....

Lulzim Basha: Ata duan ta mbysin SPAK-un, por Ne (+SHBA) s’do e lejojmë


Kreu i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha deklaroi se shumica partia që ai drejton së bashku me SHBA-të nuk do lejojnë që SPAK-u të vihet nën kontroll.

Deklaratat Basha i bëri gjatë një takimi në Tiranë duke sjellë në vëmendje edhe intervistën e Arben Ahmetajt më 1 shkurt në Syri TV ku akuzoi Ramën për sulm politik dhe mbrojtës të aferave korruptive.

“Kërcënimi i dytë u vjen nga SPAK-u. Po të numërosh sulmet ndaj PD rivalizojnë vetëm me SPAK-un. Mbrëmë dhe sot e kuptuam pse duan me çdo kusht ta kenë SPAK-un nën kontroll, me hir ose pahir.

Sepse janë të zhytur të gjithë. Por gjithsesi është ndryshe ta dëgjosh nga goja e 2-it që tregon me gisht 1-in.

SPAK-u është shpresa e vetme e shqiptarëve për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Nuk është perfekt, por është e vetmja shpresë ndaj duan ta mbysin ose ta kthejnë në një tjetër dele në vathën ku duan të fusin delet e tjera.

Nuk do ia dalin, sepse në këtë betejë kemi në krah ata që nuk na lanë 34 vite më parë si kopshti zoologjik i Europës, kemi në krah SHBA-të dhe vendet e tjera të perëndimit që na mirëpresin në gjirin e tyre por vetëm mbi standardet që kanë ndërtuar shoqëritë e tyre”- tha Basha.