Vendosni fjalën kyçe....

Pse nuk u pranua marrëveshja me Britaninë për emigrantët njësoj si me Italianë?


Rreth dy vite më parë mediat britanike raportuan se mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe do arrihej një marrëveshje për ndërtimin e një qendre që do mbante emigrantët e depërtuar nga vendi ishullor në Shqipëri.

Në atë Britania po përballej me valë të mëdha të kalimit të kalimit të emigrantëve me varka nga brigjet franceze.

Si zgjidhje u pa ndërtimi i një qendre njësoj me atë në Ruanda, por këtë herë në Ballkan, përkatësisht në Shqipëri.

Në zërat e këtyre lajmeve vetë kryeministri Edi Rama në atë kohë deklaronte se Shqipëria nuk do bëhej vend i krijimit të kampeve për refugjatët.

“Shqipëria nuk do jetë kurrë një vend ku vende shumë të pasura do krijojnë kampe për refugjatët e tyre, asnjëherë.” – deklaronte asokohe Rama.

Dy vite më parë kjo çështje diskutohej edhe në komisionet Parlamentare dhe diskutimet “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, për ripranimin e personave”, opozita njësoj si mediat britanike e cilësonte si marrëveshje që do hapte kampe për emigrantët në Shqipëri. Madje kishte edhe deputetë socialistë që shpreheshin pro sjelljes së emigrantëve në kampe në Shqipëri.

Deputeti socialist Paulin Sterkaj në Komisionin e Sigurisë e mbështeste marrëveshjen me Britaninë e Madhe për strehimin e emigrantëve nga vendet e treta në këmbim të 100 mijë paundëve për person.

“Vjen një person me 100 mijë paund. Kosto minimumit jetik në Shqipëri është 500 paund. Kemi kohë me e mbajt 20 vite në Shqipëri pa asnjë lloj problemi. Ju e dini se çfarë njerëzish kemi në Britaninë e Madhe. Shqiptarët që jetojnë në Angli nuk i ka luajtur kush. Ka dhe me dy emra. Kjo marrëveshje nuk na shqetëson hiç. Na hap mundësinë me komunikuar edhe Britaninë e Madhe që ka dalë nga BE”-deklaronte Sterkaj.

Kjo marrëveshje në fund nuk ishte veçse pranimi i emigrantëve të jashtëligjshëm në Britani dhe depërtimi i tyre në Shqipëri që u pasua edhe me marrëveshje për depërtimin e të dënuarve shqipëtarë në Angli.

Por dy vite më pas, Italia duket se ia ka ndryshuar mendjen Kryeministrit Edi Rama.

Në media shqiptare dhe ndërkombëtare ky ndryshim i qëndrimit të qeverisë shqiptare u cilësua si shkëmbim me anëtarësimin në BE.

Me Britaninë që nuk ishte në Bashkimin Evropian, qeveria shqiptare nuk pranoi të ndërtonte kampe “të vendeve të pasura” siç deklaronte Rama në atë kohë.

Ndërsa me Italinë kryeministri Rama e bëri përjashtimin ndërsa ripërsëriti qëndrimin e tij se Shqipëria nuk do të pranonte të firmoste me asnjë vend tjetër të BE-së, por raportet me Italinë janë krejt të tjera.

“Shqipëria nuk është një vend i BE, por ne jemi në Evropë. Kjo nuk na pengon për të qenë dhe për të parë botë si evropian. Ne nuk do të bënim këtë marrëveshje me asnjë ven tjetër apo shtet të BE, me gjithë respekton, sepse ka një ndryshim historik dhe kulturor dhe gjithashtu emocione që lidh Shqipërinë me Italinë dhe shqiptarët me italianët. Nëse Italia thërret, Shqipëria përgjigjet”-deklaroi Rama.

A janë vërtet raportet speciale me Italinë që e shtynë Ramën të bënte një përjashtim për kampet e refugjatëve në Shqipëri?

Mos qenia e Britanisë në BE e bënte më të lehtë qëndrimin e Ramës për t’i thënë jo kampeve të tyre në Shqipëri?

Pse marrëveshja për emigrantët me Italinë Italisë i mor si “ura për anëtarësimin në BE”?

A e dërgon lidhja e një marrëveshje me Italinë vendin tonë në BE?/Hashtag.al