Vendosni fjalën kyçe....

Marka e famshme e makinave luksoze nxjerr në treg biçikletën që peshon vetëm 7,5 kg


Aston Martin, marka e famshme e supermakinave, ka habitur të gjithë duke nxjerrë në treg një biçikletë.

Në bashkëpunim me “J.Laverack Bycicles”, kjo biçikletë cilësohet nga të dyja kompanitë si një “supermakinë me dy rrota”.

Materialet e përzgjedhura për ndërtimin e kësaj biçiklete janë titani dhe fibrat e karbonit, të njëjtat material që përdoren për makinat supersportive, që kanë si karakteristika kryesore rezistencën dhe lehtësinë në manovrim. Bashkëpunimi sjell elemente të dizajnit të pretenduar të parë në botë, duke përfshirë kalibrat e integruar të frenave dhe një dizajn vizual pa bulonat.Për këtë arsye, kjo biçikletë peshon vetëm 7,5 kg.

Sipas Aston Martin, biçikleta në fjalë është punuar me dorë dhe janë dashur 1057 orë pune për ta përfunduar. Pedalet dhe frenat kanë elemente të frymëzuara nga supermakina Aston Martin Valkyrie.