Vendosni fjalën kyçe....

Komiteti Teknik bën një përjashtim për Kuvendin, sot seancë plenare edhe pse ndalohen grumbullimet e mbi 10 personave


Sot në orën 10:00 nis seanca plenare në Kuvend, pavarësisht rregullave të reja që ndalojnë grumbullimin e më shumë se 10 personave.

Duket se Komiteti Teknik ka bërë një përjashtim për Kuvendin nga rregulli për ndalimin e grumbullimit të më shumë se 10 personave në ambiente të hapura dhe të mbyllura, me qëllim frenimin e përhapjes së COVID. Pasi Kuvendi dukshëm mbledh më shumë se 10 deputetë.

Seanca e sotme është parashikuar të nisë me një interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama, që është thirrur nga deputeti Ralf Gjoni. Si dhe një tjetër interpelancë me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Megjithatë nuk dihet nëse interpelanca me Ramën do të zhvillohet sipas rendit të ditës.

Në rendin e ditës është futur dhe kërkesa për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm parlamentar për raportin e Dick Marty.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *