Vendosni fjalën kyçe....

Boçi: Raporti i KE-së na dha të drejtë, po tentohet dëmtimi i opozitës


Ish-kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Elbasan, Luçiano Boçi, i ftuar në rubrikën “Opinion”, në News24, foli për situatën brenda Partisë Demokratike, teksa u ndal të çështja e logos dhe vulës së PD-së.

Gjatë një interviste, Boçi tha se vula nuk i përket asnjë grupi dhe se çështja është në gjykatë.

Sipas Boçit edhe Komisioni Evropian i dha të drejtë pasi foli për tentim të dëmtimit të opozitës. 

Se kush është grupi më i madh parlamentar sot kjo dihet. Sipas rregullores ka zgjedhur kryetarin e saj. Çështja gjyqësore është një lojë interpretimi. Sot logon dhe vulën nuk e ka as grupi tjetër, pasi janë në gjykatë, pasi është ende duk u zhvilluar procesi gjyqësor. Në gjykatë nuk i mbetet as Bashës dhe as grupit tonë.

Basha nuk është i njohur si kryetar i PD-së, pasi në seancën e fundit është refuzuar nga gjykata. Dalim në rezultat se askush nuk e ka vulën dhe nuk është kryetarja e Kuvendit të caktojë se kush është partia. Problemet tona janë të tonat dhe ne po përpiqemi t’i zgjidhim ato.

Grupi parlamentar i yni, që është më i madh opozitar ka të drejtë të propozojë  bashkëkryetarin në  reformën zgjedhore. Do doja të isha unë, por nuk bëhem dot pasi nuk jam deputet. Kemi kohë që vërtetojmë se Nikolla nuk sillet si spikere e Kuvendit , por zgjatim i Partisë Socialiste dhe zbaton urdhra politikë .Në lidhje me aksionin e opozitës e pamë që edhe KE na dha të drejtë. po tentojnë të dëmtojnë opozitën duke goditur liderin e saj që është zoti Sali Berisha.”, u shpreh Boçi.