Vendosni fjalën kyçe....

Gazetari Hoxha tregon ish-ministrin që kërkoi rihapjen e dosjes së 21 janarit


Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar se ish-Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka kërkuar rihapjen e dosjes së 21-janarit.

Hoxha tha se ish ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka këmbëngulur që të rihapë çështjen pasi një prej viktimave, Aleks Nika, është me origjinë nga Lezha.

Ky është një vendim i vonuar se dy prokurorët e kanë pezulluar që në 28 shkurt të vitit 2020, pra për gati 10 muaj ka ngelur çështja e arshivuar. Nuk kishte nevojë të mbërrinte 21 janari për ta rihapur. Ka pasur një tentativë për ta rihapur çështjen meqë një nga viktimat është nga Lezha dhe çështja është ndjekur nga ish ministri Sandër Lleshaj. Ai ka këmbëngulur me një grup personash, oficerë të policisë dhe familjarë të Aleks Nikës. Ata janë munduar të gjejnë formën për të rihapur çështjen dhe ka gjetur këtë mënyrë”- tha Hoxha.

Më tej ai shtoi se çështja nëse nuk do të rihapej, nuk do të lejohej më rihetimi pasi do i përfundonte afati 10 vjeçar. Teksa rrëfen si ndodhi vrasja, Hoxha shprehet:

Vrasjet nuk i kanë bërë protestuesit por i ka bërë garda. E kam parë me sy të lirë dhe mendoj se duhet të ishte raportuar. Për dreq, në atë kohë përdorja një telefon të vjetër dhe nuk kisha lidhje me internetinfare dhe e marr e çoi te montazhi që ishte duke hedhur pamje. I them hap kasetën, e shikojmë dritarja nga ku Agim Llupo qëllon Ziver Veizin edhe i them ja ku i ke vrasjet, ja kush e ka bërë”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *