Vendosni fjalën kyçe....

GJKKO rrëzon kërkesat e Berishës dhe Malltezit për shuarjen e masave të sigurisë


Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesat e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për shuajnë e masave të sigurisë.

Malltezi akuzohet për fshehje parash lidhur me privatizimin e ish-klubit sportiv Partizani. Gjykata urdhëroi caktimin e masës së “arrest në burg” për të.

Dhëndri i Berishës po mbahet në paraburgim në Tiranë prej dy javësh. Ndërkohë ai kërkoi nga Gjykata heqjen e masë së sigurisë, gjë e cila u refuzua pasi sipas GJKKO është e pabazuar në ligj.

Njoftimi i vendimit për Berishën:

  1. Gjykata, bazuar në nenet 112, 249, pikat 1/1 dhe 7 të Kodit të Procedurës Penale;

VENDOSI:

  1. Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit/personit nën hetim Sali Berisha, me objekt: “Konstatim i humbjes së fuqisë së masave shtrënguese “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” parashikuar nga nenet 233 dhe 234 të K.Pr.Penale, caktuar ndaj deputetit të Kuvendit të Shqipërisë Prof.Dr.Sali Berisha, Kryetarit të Opozitës” , si të pabazuar në ligj.
  2. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 5 (pesë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

U shpall në Tiranë, sot, me datë 08.11.2023.

Edhe dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi ka kërkuar shuarjen e masës “arrest me burg”, pasi akuzohet se ka përfituar në mënyrë të paligjshme miliona euro nga privatizimi i ish-kompleksit Partizani, por GJKKO e ka rrëzuar.

Vendimi për Malltezin:

  1. Gjykata, bazuar në nenet 112, 249, pikat 1/1 dhe 7 të Kodit të Procedurës Penale;

VENDOSI:

  1. Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit/personit nën hetim Jamarbër Malltezi, me objekt: “Konstatimi i humbjes së fuqisë së masës shtrënguese “arrest në burg” të caktuar sipas vendimit nr. 112, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj Prof.Dr.Jamarbër Malltezi.”, si të pabazuar në ligj.
  2. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 5 (pesë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

U shpall në Tiranë, sot, me datë 08.11.2023.

Pas përfundimit të seancës, avokati i Berishës, Genc Gjokutaj është shprehur për është rrëzuar gjithashtu dhe kërkesa e dytë për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.

Gjoktuaj tha se, seanca ia vlejti për të dokumentuar shkeljen e radhës së gjykatës.

“Ne kërkuam përjashtimin e gjyqtares, e dyta kërkesë. Një reagim krejt i ftohtë dhe një vendimmarrje si të gjitha të tjerat. Sigurisht kjo seancë ia vlejti për të dokumentuar shkeljen e radhës së gjykatës. Vendimi i zbardhur na u dha sot. Imagjinoni që vendimet janë të pa ekzekutuara, vendimet janë të pa depozituara në sekretarinë e gjykatës. Ndërkohë që Gjykata dhe Prokuroria flisnin sikur ato vendime janë komunikuar. Ne e konsiderojmë të pa ekzekutuar atë vendim, pavarësisht se këta i qëndrojnë shkeljes. Një gjykatë dhe një prokurori që shkel Kushtetutën, Kodin e Procedurës Penale e ka në dorë të dytë. Të dyja kërkesat janë rrëzuar”, tha avokati Genc Gjokutaj.