Vendosni fjalën kyçe....

Basha jep emrat: Balla, Manja e Çyrbja në aferën e 3.4 milionë eurove me ‘Toyota’


Kreu i Partisë Demokratike, Basha, ka deklaruar se përveç kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, janë edhe dy deputetë të tjerë socialistë të cilët kanë lidhje 3.4 milionë eurot e kapura në ‘Toyota Yaris’ në Portin e Durrësit.

Ai e bëri deklaratën e mësipërme pas daljes nga prokuroria ku ishte për të dëshmuar lidhur me deklaratat e tij për sasinë e lartpërmendurve të eurove që u kapën në makinat Toyota.

Kryedemokrati është paditur nga Taulant Balla për shpifje, pasi Basha deklaroi pak ditë para kapjes së 3.4 milionë eurove në Durrës së garantuesi dhe pritësi i tyre ishte kreu i grupit parlamentar të PS-së, Balla.

Deklarata e Bashës

“Prokuroria ka përgjime zyrtare dhe prova për të kërkuar menjëherë arrestimin e Taulant Ballës. Ka prova dhe fakte për ta kërkuar dekada burg për Saimir Tahirin, Qazim Sejdinin, Vangjush Dakon, Damian Gjiknurin. Ka fakte dhe prova për ta zhdukur Fatmir Xhafajn nga politika.

Prokuroria ka kërkuar dëshminë time për hetimin që ka hapur në lidhje me nxjerrjen e sekretit shtetëror sa i përket veprës kriminale të futjes së parave të krimit me Toyota Yaris.

Ky veprim dëshmon se deklaratat e mia publike, denoncimet e mia publike për përfshirjen e Taulant Ballës në dhënien e garancive politike djhe në trafikimin e paligjëshme të parave të pista të krimit, janë të vërteta.

Sot dua t’u them se në këtë aferë janë të përfshrië edhe dy deputetë të tjerë të Partisë Socialiste, Ulsi Manja dhe Jurgis Cyrbja.

Kam ardhur me shumë dëshirë sot në prokurori për të ju dëshmuar shqiptarëve se ku ka degraduar sistemi i prokurorisë shqiptare.

Në vend që të hetojë se kush qëndron prapa transaksioneve kriminale të miliona eurove me Toyota Yaris, në vend që të hetojë se kush i garanton këto akte të rënda kriminale, po e trajton këtë si një nxjerrje të sekretit shtetëror.

Prokuroria ka fakte dhe prova të mjaftuëshme për të kërkuar menjëherë arrestimin e Taulant Ballës. Për të kërkuar dekada burg për Saimir Tahirin, Vangjush Dakon, Damian Gjiknurin, Qazim Sejdinin me shokë.

Por e kapur nga pushteti kriminal i Edi Ramës dhe nga krimi, prokuroria po i trajton lidhjet e pushtetarëve me krimin si sekret shtetëror.

Po mbron lidhjet e Taulant Ballës me bandat e krimit të organizuar, lidhjet e Vangjush Dakos me bandat e krimit të organizuar me bandat e krimit të organizuar, si sekret shtetëror.

Nëse prokuroria do të vepronte mbi përgjimet zyrtare, faktet dhe provat që disponon, sot Taulant Balla duhet të ishte në ARREST.

Sot Vangjush Dako duhet të ishte në arrest. Sot Saimir Tahiri, Vangjush Dako, Taulant Balla, Qazim Sejdini duhet të kishin një pretencë me dekada burg.

Sot Fatmir Xhafaj do të ishte jashtë politikës. Por unë nuk jam i paduruar, sepse e di që drejtësia mund të vonojë por nuk do të mungojë.

Sëbashku me Taulant Ballën, Ulsi Manjën, Jurgis Çyrbjen, Vangjush Dakon, Qazim Sejdinin me shokë, do të vijë dita kur para drejtësisë të jenë edhe veglat  që e kanë shndërruar prokurorinë në një aksesor të këtij regjimi kriminal dhe të krimit të organizuar, Arta Marku dhe Donika Prela.” /Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *