Vendosni fjalën kyçe....

Familjarët e viktimave të Gërdecit: Strasburgu foli, procesi juridik e jo politik, të zbardhet roli i ish-ministrit Mediu


Shoqata e familjarëve të viktimave të shpërthimit të Gërdecit  ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbën jetën 26 persona e u plagosën dhjetëra të tjerë.

Përmes një deklarate për shtyp, përfaqësuesit e shoqatës theksojnë se Strasburgu u ka dhënë të drejtë atyre për dy kërkesat kryesore, atë që gjyqi penale s’mund të bëhej pa praninë e plotë të famijarëe të viktimave dhe se autoritetet e hetimit dhe gjykimit kanë vonuar padrejtësisht zbardhjen e e plotë të rolit e përgjegjësisë penale të ish-ministrit të Mbrojtjes.

Në reagim theksohet gjithashtu se është në interesin jo vetëm të familjarëve të viktimave po edhe të shoqërisë shqiptare që të mësohen rrethanat e sakta në të cilat ndodhi shpërthimi i Gërdecit dhe roli që ka pasur ish-ministri Mediu.

Shoqata bën me dije se vendimi i gjykatës e vulos çështjen si juridike e jo politiike dhe se gjykatat e Shqipërisë duhet të zbardhin rolin e ish-ministrit të mbrojtjes Mediu.

Po kështu familjarët theksojnë se e drejta e ish-ministrit Mediu për prezumimin e pafajësisë duhet të pranohet dhe se kërkimi i tyre ka të bëjë me zbardhjen e së vërtetës dhe jo me hakmarrje.

Në fund familjarët e viktimave vlerësojnë SPAK-un për rihapjen e çështjes duke i bërë thirrje qeverisë shqiptare që të mos e shtyjë më tej procesin në Strasburg me ankimime të mëtejshme të panevojshme.

*Deklaratën e plkotë e lexoni këtu: Sqarim per mediat