Vendosni fjalën kyçe....

Fëmijës i’u thye këmba, prindërit në protestë te kopshti ‘Stinët’: Të merren masa të rrepta



Ngjarja e ndodhur ditën e sotme me rastin e fëmijës 3-vjeçar të denoncuar në media se një edukatore po dhunonte, ka bërë që disa qytetarë të dalin për të protestuar pranë ambienteve të kopshtit ‘Stinët’ në Tiranë. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa policia ka shoqëruar edukatoren Majlinda Dehima.

Ndërkohë aktorja Eljona Pitarka, e pranishme në protestë tha se prindërit duhet të tregohen të kujdesshëm, ndërsa shtoi se është e habitshme sesi është mbajtur hapur një kopësht i palicensuar.

“Ka disa raste të tilla që nuk janë marrë masa. Mund ti ndodhë kujtdo. Duhet të dalim të protestojnë. Jo vetëm për një rast të tillë. Prindërit të tregohen të kujdesshëm. Se di sesi mbajnë një kopësht të palicensuar. “ tha Pitarka.

Një prind tjetër që ishte i pranishëm në protestë tha se kopshtet publike duhet të bëhen me kamera. Ndërsa një tjetër kërkoi që të merren masa më të rrepta.

“Të merren masa më të rrepta. Fatmirësisht nuk jam prindi. Ndihem shumë keq, do të reagoja shumë keq nëse do të isha prind, është një gjë që nuk tolerohet” u shpreh një prind.

“Jam prind i dy fëmijëve dhe kam qarë gjithë paraditen është e tmerrshme! Unë i kam çuar në shtet, por problemi qëndron se dhe shteti ka një numër të caktuar fëmijësh. Nuk është rasti i parë. Jam shumë e tmerruar”,  tha një prind tjetër.