Vendosni fjalën kyçe....

Kaos në Kuvend/ Deputetët e opozitës përmbysin karriget, ndërhyn Garda


Akoma pa filluar seanca plenare, deputetët e opozitës kanë hyrë në sallën e Kuvendit dhe kanë nisur të zbatojnë skenarin e tyre.

Siç shihet nga pamjet deputetët e opozitës, ku i pranishëm është dhe Berisha, kanë përmbysur karriget.

Ndërkohë, Garda ka ndërhyrë për t’iu paraprirë çdo situate.

Kujtojmë se në seancën e kaluar pati përplasje fizike në Kuvend, duke sjellë edhe përjashtimin nga seancat të 6 deputetëve.

Debatet në Kuvend

Salianji: Karriget janë të popullit nuk janë të tuajat.

Qefalia: Po pse ti përfaqëson popullin?

Salianji: Po po, ata përfaqësoj. Ti përfaqëson bandat.

Gogu: Kamikaz paligjshmërie.