Deputetët e opozitës kanë hyrë në sallën e parlamentit para nisjes së seancës.
Ata kanë marrë karriget dhe i kanë vënë para sheshit të foltores.
Ndërkohë ka pasur edhe përplasje fizike me deputetin Xhemal Qefalia që nuk është lejuar nga deputetët e PD-së që të shkojë për të marrë karrigen.
Ai është shtyrë më Edmond Spahon e Xhelal Mziun.