Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi debat me Nikollën në kryesinë e Kuvendit: Pse më ke përjashtuar, çfarë kam bërë?


Deputetët e Rithemelimit po vijojnë bojkotim e mos lejim e deputetëve për tu futur në Kuvend, ku Gazment Bardhi, i cili u përjashtua me 10 ditë nga Kuvendi një ditë më parë nga Komisioni i Etikës, u përplas sot me kryeparlamentaren Lindita Nikolla.

Ai i kërkë përgjigje kryetares së Parlamentit, ku e pyet se përse e ka përjashtuar nga Kuvendi.

Për ça më ke përjashtuar? Ça kam bërë që jam përjashtuar…Si qenka kjo rregullore. Po ti ke dy muaj që merresh me mua…”, i tha Bardhi Nikollës.