Vendosni fjalën kyçe....

Opozita nuk lejon ministrin Mete të futet në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, i bllokojnë derën


Opozita nuk lejon ministrin Mete të futet në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, i bllokojnë derën

Teksa opozita ka paralajmëruar se nuk do të lejojë zhvillimin normal të komisioneve, një skenar të tillë duket se ka menduar dhe për mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.

Ndonëse disa prej deputetëve të opozitës, u përjashtuan dje nga punimet në Kuvend, ata nuk janë tërhequr dhe po tentojnë që të hyjnë sot në mbledhje, siç është Bardhi apo dhe Flamur Noka.

Siç shihet nga pamjet, deputetët e PD-se nuk kanë lejuar ministrin e Financave, Mete që të futet në mbledhje.