Vendosni fjalën kyçe....

Izraeli merr përgjegjësinë për sulmin në kampin e refugjatëve në Gaza


Një seri sulmesh izraelite që synonin një komandant të lartë të Hamasit në Rripin verior të Gazës la dhjetëra të vdekur dhe të plagosur në një kamp refugjatësh të mbushur me njerëz, ndërsa Izraeli zgjeron sulmin e tij nga ajri dhe toka.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza dhe drejtori i spitalit indonezian të Gazës thanë se qindra njerëz u vranë ose u plagosën në sulm, shkruan Washington Post.

Palestinezët i morën të plagosurit dhe të vdekurit mbi batanije dhe dyshekë në kampin e refugjatëve të mbushur dendur në Jabalya. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se një komandant i lartë i Hamasit, Ibrahim Biari, u vra në sulmet.

Shpërthimet lanë një krater të thellë ndërsa ndërsa ndërtesa u shkatërrua. Mahmoud Bassal, një zëdhënës i shërbimeve emergjente të Mbrojtjes Civile Palestineze, tha se rreth 20 ndërtesa u shkatërruan.

Sulmi përforcoi frikën se përdorimi i zgjeruar i sulmeve ajrore nga Izraeli dhe operacionet më të mëdha tokësore do vendosin më shumë civilë në rrezik më të madh dhe do të ndërlikojnë një krizë tashmë të tmerrshme humanitare.