Vendosni fjalën kyçe....

Vidhet në Britani furgoni i mbushur me donacione për Ukrainën


Bernard Cocker

Një furgon i mbushur me mobilje dhe sende të tjera të dhuruara për të ndihmuar viktimat e luftës që po zhvillohet në Ukrainë, është vjedhur në Mbretërinë e Bashkuar.

Organizata bamirëse “International Aid Trust” tha se furgoni i saj i bardhë “Mercedes”, për të cilin kishte paguar më shumë se 20,000 paund u grabit të dielën nga një magazinë në Chorley, Lancashire.

Themeluesi Bernard Cocker tha se pamjet e kamerave të sigurisë treguan dy persona në një furgon të vogël të bardhë “dhe brenda tre minutash automjeti ynë kishte ikur”.

“Por ne nuk do të mposhtemi”- tha ai sipas BBC-së, duke shtuar se qindra vullnetarë kishin ndihmuar në ngarkimin e kamionëve që po shkonin për në Ukrainë.

“Dhe pastaj ju keni dy individë që vjedhin një nga automjetet tona, kjo është ajo që me të vërtetë dhemb.”– tha ai.