Vendosni fjalën kyçe....

OKB thotë se 59 punonjës janë vrarë nga bombardimet izraelite në Gaza që prej 7 tetorit


Kombet e Bashkuara njoftuan të dielën se 59 punonjës të Agjencisë së OKB-së për Ndihmë dhe Punë (UNRËA) janë vrarë në Gaza nga sulmet ajrore izraelite që nga 7 tetori.

Sipas një deklarate të postuar në llogarinë e mediave sociale të UNRWA-së në X, u mbajt një ceremoni përkujtimore për të nderuar punonjësit e UNRWA-s që humbën jetën në sulmet në Gaza.

“Çdo ditë po bëhet një ditë e zezë për OKB-në dhe UNRWA-n pasi numri i kolegëve tanë të vrarë rritet”, shtohet në deklaratë.

Izraeli ka bombarduar rëndë Gazën që nga 7 tetori kur grupi palestinez Hamas kreu një sulm ndërkufitar, duke vrarë 1400 njerëz dhe duke marrë shumë pengje.

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet izraelite në Gaza është rritur në rreth 8,000, duke përfshirë 3,342 fëmijë, 2,062 gra dhe 460 të moshuar, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, të shtunën njoftoi ‘zgjerimin e operacioneve të saj’ dhe kalimin në ‘fazën tjetër të luftës sonë kundër Hamas-it’, e cila përfshin operacionet tokësore.