Vendosni fjalën kyçe....

Ministri Çuçi reagon për dhunën nga fisi Rraja në Krujë: Askush nuk është mbi ligjin, policia po punon për arrestimin e autorëve të tjerë


Ministri Bledi Çuçi ka reaguar për ngjarjen në Krujë, ku dy persona u dhunuan nga fisi Rraja.

Ministri Çuçi thekson se pamjet e dhunës në Krujë janë të papranueshme dhe se askush nuk është mbi ligjin, duke shtuar se autorët nuk do t’i shpëtojnë përgjegjësive.

Çuçi ka vijuar se Policia e Shtetit ka kryer kontrolle në banesat e të dyshuarve, 4 persona janë arrestuar dhe po punohet për kapjen e 3 të tjerëve të përfshirë në ngjarje.

 

REAGIMI:

Të rënda e të papranueshme pamjet e dhunës në Krujë. Askush nuk është mbi ligjin dhe s’mund t’u shpëtojë përgjegjësive në asnjë rrethanë. Policia e Shtetit ka ushtruar kontroll të imtësishëm në banesat e të dyshuarve, ka arrestuar 4 persona sot herët në mëngjes dhe po punon për kapjen sa më parë të 3 të tjerëve të përfshirë në ngjarje. Çdo insinuatë tjetër s’ka lidhje me të vërtetën dhe me punën e Policisë së Shtetit për të çuar autorët përpara drejtësisë.