Vendosni fjalën kyçe....

Vllaznia fiton 0-2 ndaj Skënderbeut në Korçë


 

 

Vllaznia ka mundur 0-2 Skënderbeun në transfertë, në sfidën që shkoi për llogari të elitës. Korçarët mbetën me një lojtar më pak në minutën e 36-të, pas daljes me karton të kuq të Prencit.

Avantazhi i shkodranëve erdhi në minutë ne 87-të, pas një autogoli të Dwumfour. Në fund, pati kohë edhe për një gol të Delaj. Me këtë rezultat, Vllaznia është në vendin e pestë me 12 pikë. Po kaq pikë ka edhe Skënderbeu, në vendin e gjashtë.