Vendosni fjalën kyçe....

Arjan Tase në gjykatë: Nëse do e rrotulloja skafin në anën tjetër, do vrisja familjen time


Ish-komisari Arjan Tase doli sot para Gjykatës së Vlorës, ku u njoh me masën e sigurisë “arrest me burg” lidhur me ngjarjen e rëndë të tri ditëve më parë, kur përplasi për vdekje 7-vjeçaren Jonada Avdia.

Sipas “Shqiptarja.com”, Tase është shfaqur i tronditur në seancë. Ai ka treguar versionin e tij mbi ngjarjen, ku është shprehur se nëse do ta kishte kthyer skafin në anën e kundërt do të kishte vrarë familjarët e tij.

“Nuk do të doja kurrësesi të kishte ndodhur ajo që ndodhi. Nuk dua të mbrohen dhe nuk do pretendoj asnjë rrethanë lehtësuese, ka thënë Tase. Dua t’ju kërkoj ndjesë edhe të gjithë kolegëve të policisë së shtetit të prekur nga kjo situatë. Nuk duhet të ndodhte kurrësesi, por fati im i keq. Në skaf kishte hipur vetëm nëna ime dhe djali im i vogël. Në det ishte gruaja me djalin e madh dhe motra me dy fëmijët. Nëse skafi do ishte rrotulluar në anën e kundërt do të kisha vrarë familjen time. Nuk doja të ndodhte. Pashë që kishte dallgë, po qëndroja pak larg njerëzve.”– tha Tase.

Ai nuk ka kundërshtuar masën e arrestit dhe i ka kërkuar falje familjarëve të vogëlushes së ndjerë.