Vendosni fjalën kyçe....

Begaj dënon dhunën ndaj gazetarit: Cenimi i fjalës së lirë i papranueshëm, institucionet të zbardhin ngjarjen


Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka reaguar mbi dhunimin e gazetarit të Report TV, Elvis Hila dhe bashkëshortes së tij.

Presidenti ka inkurajuar institucionet të hetojnë dhe zbardhin ngjarjen.

Kreu i Shtetit thotë se dhuna ndaj gazetarëve dhe cenimi i fjalës së lirë është i papranueshëm në një shtet demokratik.

Dënoj me forcë dhunimin e gazetarit të Report TV në Lezhë, Elvis Hila dhe bashkëshortes së tij. Tek sa i uroj një shërim të shpejtë zotit Hila dhe bashkëshortes, inkurajoj institucionet shtetërore përgjegjëse të hetojnë dhe zbardhin sa më shpejt këtë ngjarje. Cënimi i fjalës së lirë, presioni dhe mbi të gjitha dhuna ndaj gazetarëve është e papranueshme në një shtet demokratik!”-shkruan Begaj