Vendosni fjalën kyçe....

Transformimi i ish-Piramidës, pamje të brendshme(Video)


Piramida e projektuar për diktatorin Enver Hoxha sot priti sot krerët e perëndimit në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit

Sot janë publikuar edhe pamjet nga Piramida e shndërruar plotësisht.

 Piramida ose Ish-Muzeu “Enver Hoxha” u ndërtua dhe u inaugurua si muzeu “Enver Hoxha” në vitin 1988 në Tiranë, tre vjet pas vdekjes së Enver Hoxhës.

 Në dhjetor të vitit 2010 parlamenti miratoi me 71 vota, kundrejt 64, një projekt i cili parashikonte prishjen e Piramidës dhe në vend të saj të ngrihej ndertesa e re e parlamentit.

Tenderi i ofruar për rijetësimin e Piramidës  ishte mbi 1.2 miliardë lekë.

Në vitin 2018 u prezantua plani për ta transformuar atë, ndërkohë projekti final u prezantua në maj po të njëjtit vit ku u vendos që Piramida të kthehet në qendrën më të madhe për të rinjtë.

Piramida do të funksionojë  për trajnime, do të ketë bibliotekë, salla ku njerëzit mund të mblidhen, salla ku mund të ekspozojnë punimet e tyre, dhe qendër TUMO, një lloj i ri i përvojës arsimore në kryqëzimin e teknologjisë dhe dizajnit.

Programet që do të ofrohen nga TUMO janë: animacion, zhvillim i lojërave, kinematografi, web design, muzikë, shkrim, vizatim, dizajn grafik, modelim 3d, programim, robotik, grafike lëvizje, fotografi, media e re.