Vendosni fjalën kyçe....

Gruaja transgjinore shpallet ‘Miss Portugalia’


Një grua transgjinore ka fituar për herë të parë konkursin e bukurisë Miss Portugalia dhe do të konkurrojë me një grua tjetër transgjinore për titullin Miss Universe në El Salvador, njoftuan mediat portugeze të premten, shkruan TBS News.

Marina Machete, një stjuardesë 28-vjeçare, iu dha titulli Miss Portugalia të enjten në Borba, në rajonin juglindor të Evora.

“Krenare që jam gruaja e parë trans që konkurron për titullin e Miss Universe Portugali”, shkroi ajo në rrjetet sociale përpara se të fitonte titullin.

“Për vite me radhë nuk kam qenë e mundur të marr pjesë dhe sot jam krenare që jam pjesë e këtij grupi të jashtëzakonshëm finalistësh”, shtoi ajo.

Në korrik, holandezja 22-vjeçare Rikkie Kolle u bë gruaja e parë transgjinore që fitoi titullin Miss Holanda.

Machete dhe Kolle do pasojnë Angela Ponce të Spanjës, e cila u bë kandidatja e parë transgjinore për titullin Miss Universe në 2018.