Vendosni fjalën kyçe....

Drejt Izraelit lëshohen raketa edhe nga Libani jugor


Disa raketa janë nisur drejt Izraelit nga Libani jugor, raporton Reuters, duke cituar tre burime të sigurisë.

Një burim sigurie tha se bombardimi u krye nga fraksionet palestineze.

Granatimet po goditnin zonën jugore nga e cila u lëshuan raketat, tha një burim i dytë.

Është dita e tretë radhazi e dhunës përgjatë kufirit Libano-Izraelit, me ditën e djeshme më vdekjeprurëse që nga lufta e vitit 2006.

Gjashtë persona u vranë, tre anëtarë të Hezbollahut, një oficer izraelit dhe dy militantë palestinezë.