Vendosni fjalën kyçe....

Militantët e Hamasit mbërrijnë me motoçikleta e sulmojnë vendbanimin izraelit, kërkojnë derë më derë (Video)


Një video e militantëve të Hamasit që sulmojnë një vendbanim në Be’eri, në jug të Izraelit është shfaqur në rrjetet sociale.

Sulmi ka ndodhur të shtunën, ditën e sulmit të militantëve ndaj Izraelit nga ajri, toka e deti.

Në video duken militantë të armatosur dhe të hipur mbi motoçikleta që mbërrijnë në vendbanimin izraelit.

Më tej ata shfaqen duke kërkuar derë më derë për qytetarë izraelitë ndërsa marrin peng disa syresh.

Nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit kanë humbur jetën mbi 1000 izraelitë e qytetarë nga shtete të tjera.