Vendosni fjalën kyçe....

Papa Françesku do udhëtojë për herë të parë përtej Romës, që nga shpërthimi i koronavirusit


Papa Françesku do të bëjë udhëtimin e tij të parë jashtë Romës, që pas bllokimit nga koronavirusi.

Reuters shkruan se Papa Françesku do të vizitojë muajin e ardhshëm qytetin italian të Asizit, duke dalë për herë të parë përtej Romës, edhe pse mbetet në kufijtë e Italisë.

Një zëdhënës i Bazilikës së Asizit tha se papa do të nënshkruajë një enciklikë të re.

Enciklika, e cila është forma më e lartë e shkrimit papnor, pritet të përqendrohet në atë që Papa Françesku beson se duhet të duket bota post-pandemike dhe do të quhet “Të gjithë vëllezërit…”.

Atë Enzo Fortunato tha në një deklaratë se papa do të udhëtonte në Asizi më 3 tetor, një ditë para Festës së Shën Françeskut.

“Vizita do të bëhet privatisht, pa pjesëmarrjen e besimtarëve”– tha Fortunato.

Papa Françesku këtë javë mbajti audiencën e tij të përgjithshme javore në publik për herë të parë në gjashtë muaj, ndërsa Vatikani ngadalë kërkon të kthehet në normalitet pas bllokimit të zgjatur të koronavirusit.