Vendosni fjalën kyçe....

Grabitet me armë biznesi te ‘Myslym Shyri’


Mbrëmjen e sotme  një person ende i paidentifikuar, ka grabitur një shumë parash në një biznes në rrugën “Myslym Shyri’ në Tiranë.

I dyshuari mësohet se ishte i maskuar me kostum të kuq dhe me kapele.

Dyshohet se nën kërcënimin me një send në dukje armë zjarri i dyshuari ka arritur të largohet pa u identifikuar.

Një person, i veshur me kostum të kuq dhe me kapele ka vjedhur një shumë parash në një biznes në Tiranë dhe më pas është larguar.

Sipas bluve, ngjarja ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 20:35, në rrugën “Myslym Shyri”, ku dyshohet se nën kërcënimin e një sendi në dukje armë zjarri, autori ia ka dalë të largohet pa u identifikuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Informacion paraprak

Më datë 10.10.2023, rreth orës 20:35, në rrugën “Myslym Shyri”, një shtetas ende i paidentifikuar, veshur me kostum të kuq dhe me kapele, dyshohet se nën kërcënimin e një sendi në dukje armë zjarri, ka vjedhur një shumë parash në një biznes, dhe më pas është larguar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.