Vendosni fjalën kyçe....

Erdogan dhe Putin bisedë telefonike për plotësimin e nevojave humanitare në Gaza


Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

Gjatë bisedës të dy liderët diskutuan për rrjedhën e konfliktit shqetësues mes Izraelit dhe Palestinës dhe masat për parandalimin e përhapjes së tensionit.

Në dialog u vlerësuan se cilat iniciativa do të ndërmerren për plotësimin e nevojave humanitare në rajon.

Erdogan tha se shënjestrimi i vendbanimeve civile është shqetësues dhe se nisma të tilla nuk mirëpriten nga Turqia.

Presidenti turk deklaroi gjithashtu se Turqia do të vazhdojë të bëjë çdo përpjekje për të siguruar qetësinë në rajon.